Një tjetër goditje për komunitetin LGBTI të Rusisë pas vendimit të Vladimir Putin  për të ndaluar me ligj njerëzit të ndryshojnë zyrtarisht ose mjekësisht gjininë e tyre.

Më konkretisht, ligji, i miratuar unanimisht nga të dyja dhomat e parlamentit, ndalon çdo “ndërhyrje mjekësore që synon ndryshimin e seksit të një personi”, si dhe ndalimin e ndryshimit të gjinisë së një personi në dokumentet zyrtare apo të dhënat publike. Përjashtim do të bëjnë vetëm ndërhyrjet mjekësore për trajtimin e anomalive kongjenitale.

Ai gjithashtu anulon martesat në të cilat një person ka “ndryshuar seksin” dhe ndalon transgjinorët të bëhen prindër birësues.

Ndalimi thuhet se rrjedh nga kryqëzata e Kremlinit për të mbrojtur “vlerat tradicionale” të vendit.