Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar pas ngjarjeve të ndodhura në Ukrainë, ku ka zbarkuar ushtria ruse.
Çështja kryesore ishte ajo e finales së Champions League, që ishte programuar të luhej në Shën Petersburg.
Gazetari i AP, Rob Harris, shkruan se UEFA ka vendosur që finalja e kompeticionit më të madh për klube të organizohet në Paris.