Rusia ka vijuar me agresionin gjatë natës në Ukrainë. Presidenti Zelensky konfirmoi se rusët kanë sulmuar me raketa në shumë qytete, përfshirë edhe Kievin.

Sulmi ka prekur edhe civilët, ndonëse Putin tha se nuk do të ndodhte një gjë e tillë. Një godinë banimi në  kryeqytetin ukrainas Kiev u godit nga një sulm rus në orët e para të mëngjesit të së premtes, raporton BBC.Në pamjet e publikuara shihet dëmtimi i banesave. Kryebashkiaku i Kievit tha më herët se të paktën tre persona u plagosën si pasojë e sulmeve me raketa.Më vonë, presidenti Zelensky konfirmoi gjithashtu se Rusia kishte kryer sulme të shumta raketore si në objekte ushtarake ashtu edhe në ato civile. g.v/abcnews.al