Një grup vullnetarësh duke sjellë ndihma humanitare për banorët e Bakhmut të fshehur në bodrumet e tyre. Në sfond, zhurma e shpërthimeve të artilerisë.
Nën bombardime të vazhdueshme, banorët e Bakhmut jetojnë prej muajsh pa gaz dhe energji elektrike.
“Unë fle me të njëjtat rroba që eci. Nuk jemi larë për katër muajsh. Së shpejti gjithçka do të ngrijë: edhe kuzhina edhe tualeti”, tha Liudmyla, një 70-vjeçare banore e zonës.
“E mira do të mbizotërojë mbi të keqen“, tha Mykola, një vullnetar vendas ndërsa ndan kutitë me ndihma humanitare.
Pavarësisht kushteve të tmerrshme, njerëzit thanë se po përpiqen të ndihmojnë njëri-tjetrin.
Jashtë qytetit, Rusia duket pranë pushtimit të qytetit Soledar në lindje të Ukrainës. Kievi e quan situatën atje “jashtëzakonisht të vështirë“. Rënia e qytetit të vogël do t’i lejojë trupat ruse të rrethojnë qytetin tjetër aty pranë, Bakhmut-in. Trupat ruse dhe grupi mercenar Ëagner “ka gjasa” që tani të jenë pranë kontrollit të qytetit, thanë burime të agjencive perëndimore.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se në Soledar nuk kishte “pothuajse asnjë shenjë jete” dhe se toka e larë në gjak është e mbushur me kufomat e pushtuesve të vrarë.
Soledari ka pak rëndësi strategjike, por kapja e tij do të jetë e rëndësishme për dy arsye. Së pari, do të lejojë forcat ruse të afrohen më tej me Bakhmut-in. Së dyti, Rusia gjithashtu mund të përdorë rrjetin e thellë të tuneleve të minierave të kripës të Soledarit për të depërtuar në territorin e kontrolluar nga Ukraina.
Pranë Bakhmut-it, një grup ushtarësh ukrainas qëllojnë me predha pozicionet tokësore ruse, nëpër një fushë djerrë me dëborë.
Grupii merr koordinatat e bazave ruse nga vëzhguesit ose dronët.
Vizitë surprizë në Kharkivin nga ministria e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Qyteti lindor, i dyti më i madh i Ukrainës, ishte pothuajse i rrethuar nga forcat ruse dhe nën bombardime të vazhdueshme derisa Ukraina i dëboi rusët me një përparim në Shtator që ndryshoi vrullin e luftës.
“Ky qytet është simbol i çmendurisë absolute të luftës së agresionit rus në Ukrainë dhe i vuajtjeve të pafundme me të cilat njerëzit, veçanërisht këtu në lindje të vendit, përballen çdo ditë”, tha ajo.
Ajo premtoi ndihmë për Ukrainën dhe mbështetje ushtarake si dhe për aplikimin e vendit për t’u anëtarësuar në BE. Ditët në vijim pritet që aleatët të vendosin për dërgimin e tankeve sulmuese në Ukrainë, duke i dhënë mundësi vendit të përgatitet për ofensivën e pranverës.
Uashingtoni do të nisë këtë muaj t’u mësojë trupave ukrainase se si të përdorin sistemet e mbrotjes raketore Patriot. Stërvitjet do të kryen në bazën ushtarake “Fort Sill” që ndodhet në shtetin e Oklahomës.
Klan News