Home SHOWBIZ Sa bukur! Dua Lipa i mëson shqip shoqeve të huaja

Sa bukur! Dua Lipa i mëson shqip shoqeve të huaja

26

Ditën e sotme, pak orë më parë, Dua Lipa ka publikuar në story të llogarisë së saj të “Instagram” një video shumë të këndshme që na bëri të gjithë të ndihemi krenarë për gjuhën tonë.

Teksa duket se është duke udhëtuar, këngëtarja shqiptare e njohur kudo në botë ka zbuluar se ka nisur t’i mësojë shoqeve të saj të huaja disa fjalë nga gjuha shqipe.

Ajo ka publikuar në video shoqen e saj, e cila përsërit fjalët shqip të Dua Lipës “Hajde zemër”. Në sfond të videos dëgjohet zëri i këngëtares e cila i ripërsërit fjalët që shoqja t’i shqiptojë në mënyrën e duhur.

Rikujtojmë se kjo nuk është hera parë që Dua mundohet të përhapë sa më shumë bukurinë e shqipes, pasi, e ftuar në programin televiziv britanik “Sunday Brunch”, ajo ka tentuar t’u mësojë shqip prezantuesve Tim Lovejoy dhe Simon Rimmer.

Këngëtarja duke folur për të shkuarën e saj ka treguar edhe preferencat për ushqimin. Mes gatimeve ajo ka veçuar byrekun dhe piten.

Ndërsa Dua provonte byrekun, prezantuesit kërkuan nga ajo që t’i mësonte disa fjalë në gjuhën shqipe.
Ajo u kërkoi të shqiptonin fjalët “Faleminderit dhe Mirëdita”, ku dy prezantuesit e njohur ia dolën në mënyrë të përkryer!