Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve për kryetar në PD, Jemin Gjana, në një komunikim me gazetarët ka zbuluar se deri në orën 13;00 pjesëmarrja e anëtarëve në zgjedhje ka qenë 31.1%, një shifër kjo e kënaqshme në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Gjana iu përgjigj dhe Bujar Nishanit, i cili e konsideroi ditën e sotme një maskaradë, duke thënë se me shumë mundësi po e ngatërronte me datën 25 Prill. Kreu i Komisionit u ndal dhe te pretendimet e Shehajt dhe ato për pfotografimit e votës.
“Deri në orën 1 kanë votuar 23, 536 anëtarë të PD, ose e thënë ndryshe 31.1%.
Mos e ka ngatërruar me 25 Prillin ndoshta, mund tiu them që vetëm në 3 orët e paradites, kemi ndërruar për llogari të kandidatit Shehaj tre komisionerë.
Se kanë probleme me individët që i çojnë për përfaqësim është puna e tyre, më vjen keq që e kthejnë në një lojë politike.
Fotoja e fletës së votimit nuk është brenda qendrës së votimit”, u shpreh Gjana.