Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka akuzuar qeverinë përmes një statusi në facebook, për fshehje të numrit të vdekje Covid në vend.

Duke u bazuar në shifrat e studimit amerikan IHME, Shehu deklaron se në Shqipëri ka 6 herë më shumë vdekje Covid në muajt paraardhës se sa janë deklaruar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu në akuzën e tij Shehu ngre dhe një pyetje mbi situatën epidemiologjike në Shqipëri dhe Kosovë. Sipas tij si ka mundësi që në Kosovë ka shumë herë më tepër vdekje, ndërkohë që kushtet epidemiologjike dhe spitalore janë të ngjashme.

Postimi i plotë: Sa eshte numri real i vdekjeve nga Covid aktualisht ne Shqiperi?

Kosova njofton per 100 vdekje ne 4 dite!

Po Shqiperia?

Sic duket vazhdon te fshehe shifrat duke mos i deklaruar ato, ashtu si ka vepruar edhe ne muajt para ardhes kur:

Instituti Amerikan i Shendetit IHME e ka nxjerre Shqiperine me 6 here me shume vdekje se sa njoftimet zyrtare te shtetit per ate periudhe.

Dhe autore te tjere arrijne njejtin konkluzion me rezultate te ngjashme, publikime keto, qe po i bashkengjis perseri.

Pra pyetja eshte, pse Kosova duhet te kete diferenca kaq te medha vdekjesh ne krahasim me Shqierine kur: Kushtet epidemiologjike dhe nivelet e sistemeve shendetesore jane te ngjashme.

Kur eshte Kosova, qe ka vendosur kufizime te hyrjes ne territorin e saj nga vendi yne dhe jo vendi yne anasjelltas.

Kur ne nivelin e vaksinimit Kosova paraqitet me mire se Shqiperia me numrin e te vaksinuarve te perafert me neve, por me diferencen e madhe te cilesise se vaksinimit:

a) Sepse Kosova perdor vetem vaksina te certifikuara nga EMA.
b) Sepse Kosova fillon vaksinimin prej 12 vjec.
c) Ndersa Shqiperia vazhdon te jete ne nivelet me te ulta ne Bote per numrin e te vaksinuarve me reth 50 gjelpera vaksinash per 100 banore, pra me nivelin e vaksinimit te plote te vetem 25 % te popullesise.
d) Shqiperia shumicen e te vaksinuarve e ka me vaksina Kineze e Ruse, te pa certifikuara ete pa sigurta dhe pa asnje strategji per korregjimin e ketij gabimi fatal.
e) Shqiperia e fillon cuditerisht vaksinimin ne 18 vjec dhe jo 12.
f) Shqiperia nuk ka akoma asnje strategji per dozen e trete, kur vendet e zhvilluara po e fillojne ate si rutine.
Keshtu ne rrezikohemi qe shume shpejt te ndodhemi ne situatat tragjike te disa muajve me pare, kur pa pergjegjeshmeria qeverisese u pagua me reth 16 mije vdekje, 50 mjeke te humbur e shume shendet e financa te shkaterruara.

Sado te fshehesh shifrat keto dite, ne fund te fundit e verteta del!