Janë shumë të mira për organizmin, por nëse konsumohen me tepricë, edhe frutat mund të jenë të dëmshme.
Ato mund të konsumohen në çdo kohë të ditës. Të pasura me vitamina dhe burim fibrash, frutat rregullojnë funksionimin e zorrëve, veçanërisht në rastet e kapsllëkut. Por, konsumimi i tepërt mund të shkaktojë rezultat të kundërt. Atëherë, sa fruta mund të hamë çdo ditë?
Një person nuk duhet të hajë më shumë se 2-3 racione në ditë. “Një porcion është i barabartë me afërsisht 150-200 gramë. Në terma konkretë kjo korrespondon, për shembull, me dy kivi, një mollë, një banane të vogël dhe disa kokrra rrushi. Konsumimi duhet të jetë me masë për shkak të sheqerit që përmbajnë frutat dhe që quhet fruktozë. Në sasi të tepërt, fruktoza rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe shkakton rritje të insulinës. Sasia e tepërt e frutave mund të shkaktojë çrregullime si fryrje dhe dhimbje të barkut. Fibrat e frutave, të cilat nuk janë shumë të tretshme, mund të jenë irrituese për zorrët”, shpjegon nutricionistja italiane Gaia Gottardi.
Sipas saj, njerëzit duhet të hanë vetëm fruta të stinës: “Në dimër duhet të konsumohen fruta të pasura me vitaminë C, si kivi dhe agrumet. Në verë përfitojmë vitaminën E dhe antioksidantët nga frutat e kuqe dhe frutat e pasura me ujë, si shalqiri dhe pjepri. Duhet të shamngim lëngjet e frutave, të cilat nuk kanë fibra, janë më pak të pasura me vitamina dhe shumë të pasura me sheqerna”.