Ditën e sotme, Erion Veliaj ka reaguar lidhur me skandalin që ka plasur në Bashkinë e Tiranës, ku drejtorët e tij më të rëndësishëm kanë përfunduar në pranga.
Veliaj mbrojti punën e drejtorëve, por u distancua kategorikisht nga aferat e tyre, duke përdorur argumentat e Edi Ramës, se nuk ka përgjegjësi për “punët” që mund të kenë bërë drejtorët prapa shpinës së tij.
Andi Bushati thotë se reagimi i Veliajt ishte një shantazh ndaj Edi Ramës.
“Sa kollaj eshte ta shantazhosh nje lider hajdut.
Delfini i tij sapo e provoi. Inshalla ky eshte i fundi qe e terheq ne kete grope”, shkruan Bushati.