Pandemia e COVID-19 vazhdon të ndikojë në ekosistemin e aplikacioneve mobile, sipas një retrospektive vjetore të publikuar nga kompania e inteligjencës së aplikacioneve Sensor Tower.
Në ditët e para të pandemisë, një numër aplikacionesh kanë patur rritje me shumë shpejtësi të vēllimit tē përdorimit–si për shembull ato apikacione të fokusuara në blerjet në internet, argëtimin, biznesin dhe edukimin.
Megjithëse pjesa më e madhe e botës është hapur tani, mirëpo gjërat nuk janë kthyer në normalitet në tregjet e aplikacioneve. Disa kategori aplikacionesh po shohin ende vëllimin e shkarkimit shumë më të lartë krahasuar me nivelet para pandemisë, ndërsa të tjerat nuk janë rikuperuar ende plotësisht, thuhet në raportin e ri.
Aplikacioneve të udhëtimit, natyrisht, se iu dha një goditje e madhe nga pandemia, pasi vendet mbyllën kufijtë e tyre për vizitorët dhe turistët dhe shumë ngjarjet u anuluan.
Për më tepër, rritja e punës në distancë çoi në më pak nevojë për aplikacione për ndarjen e udhëtimit dhe të tjera që lidhen me një udhëtim të përditshëm. Të kombinuara, kategoritë e aplikacioneve të udhëtimit dhe navigimit ishin më të goditurat nga pandemia, me instalimet që ranë rreth 40% në prill 2020 krahasuar me totalin e vitit 2019.
Aplikacionet mjekësore, padyshim, panë gjithashtu rritje të përdorimit gjatë pandemisë. Kategoria është rritur ndjeshëm nga nivelet e vitit 2019, me rritje të shkarkimeve me 187% në dhjetor 2021, krahasuar me një mujore mesatare në vitin 2019.
Kategoritë e tjera të aplikacioneve vazhdojnë të përfitojnë nga rritja e nxitur nga pandemia, por në një shkallë më të vogël. Kategoritë e aplikacioneve Lojërat, Shëndeti dhe Fitnesi dhe Edukimi janë ende në rritje me 39%, 31% dhe 19%, respektivisht, krahasuar me nivelet e tyre të vitit 2019.
Aplikacionet sportive u rikthyen shpejt kur ligat u rihapën në gjysmën e dytë të 2020 dhe u rritën me 3% në vitin 2021 krahasuar me nivelet e tyre të vitit 2019.