Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun.

Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme.

Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit.

Urthi kërkon një disiplinë të fortë në regjimin ushqimor.

Disa ushqime e nxisin atë dhe disa të tjera i zbusin simptomat.

Në këtë artikull do të mësoni për rolin e qepës dhe specit në simptomat e urthit .

Roli i Qepëve Tek Urthi

Prej  kohësh, qepët kanë qenë në listën e ushqimeve të ndaluara për njerëzit që vuajnë nga urthi.

Qepa e pagatuar, ka tendencën të nxisë urthin tek njerëzit që nuk vuajnë prej tij dhe ta përkeqësojë atë tek ata që janë të prekur nga ky problem.

Substancat e qepëve ndikojnë tek ezofagu dhe përshpejtojnë episodet e urthit.

Roli i Specave Tek Urthi

Deri më tani, nuk ka asnjë studim shkencor që të fajësojë specat për simptomat e urthit.

Në fakt, udhërrëfyesit e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Merilandit në SHBA, këshillojnë pacientët e prekur nga urthi që të konsumojnë ushqime të pasura me antioksidantë, ku përfshihen edhe specat.

Niveli i pehashit tek specat është nga 4.8 deri në 5.2, që do të thotë se ato janë alkalinë pra nuk shkaktojnë aciditet të tepërt në organizëm.

Por kur vjen puna tek urthi, disa speca që përmbajnë kapsaicinë mund të përkeqësojnë simptomat e tij.

Specat për mbushje nuk përmbajnë kapsaicinë.

Sidoqoftë, njerëz të ndryshëm kanë toleranca po aq të ndryshme ushqimore.

Nëse vëreni që specat ju shkaktojnë urth, atëherë mos i konsumoni ato.