Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e Safet Gjicit për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ish kryebashkiaku i Kukësit kishte kërkuar që ta kryente pjesën tjetër të dënimit në shtëpi me pretendimin se vuante nga probleme shëndetësore.
Apeli i GJKKO e dënoi Gjicin me 4 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të bëjë 3 vite. Apeli i Posaçëm prishi vendimin e shkallës së parë për Gjicin, që përveç se i rriti dënimin edhe më një vit, ndryshoi edhe veprën penale nga ajo e shpërdorimit të detyrës në korrupsion pasiv.
Edhe për Alma Kaçin që u përfshi në skandalin seksual në zyrën e ish kryetarit të bashkisë së Kukësit, u ndryshua vepra penale, ndërsa dënimi ishte i njëjtë. Ajo u dënua në shkallën e parë për akuzën e prostitucionit me 1 vit burg, por Apeli e shpalli fajtore për akuzën e korrupsionit aktiv.