Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me legalizimin e kanabisit për qëllime mjekesore.

Në emisionin “Opinion”, Rama tha se qeveria ka fitura betejën ndaj kanabisit. Ndërkohë, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu i ka kujtuar burgosjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, pikërisht për shkak të trafikut të drogës.

Rama është përgjigjur duke thënë se shumë njerëz ëndërrojnë që në burg të ishte vet ai.

 “Kjo është një histori që meriton të trajtohet por jam i bindur që do trajtohet me kohë dhe gjakftohtësitë. Ne morëm përsipër atë që nuk e mori përsipër kurrë PD që ti hapim luftë këtij fenomeni që ishte i shtrire në gjithë Shqipërinë. Nuk njihemi si të tillë kur vjen puna tek vlerësimet. Nuk na një si arkitekt i kanabizimi BE dhe SHBA. Po të vijmë tek shqiptarët ka një shumicë shqiptarësh që nuk na njeh kështu, ka edhe një pjesë që na njeh të tillë se funksionin me telefonin e prishur të PD. Nuk ka pasur kanabizim, ka pasur një fenomen që është luftuar dhe për herë të parë ishte një fenomen që ishte vendosur një kapak varri. Është një betejë e fituar nga ne. Në atë luftë me kanabisin ma pasur pjesë të policisë së shtetit që janë përlyer, por është bërë lufta dhe është fituar lufta. Ndërsa ish PD me kryeministrin non grata thoshte që Lazarati është kështjella e demokracisë”, tha Rama.