Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar sot një mbledhje me anëtarë të Grupti të Rithemelimit, shkruan newsbomb.al. Ai është shprehur në një deklaratë për mediat se po punohet intensivisht për bashkimin e PD, dhe në dijeninë e tij kjo do të realizohet.

“Ne jemi të vendosur të punojmë për bashkimin e Partisë Demokratike, me të gjithë ata që besojnë se vota e lirë e anëtarëve të saj duhet të bashkojë demokratët. Dhe mund t’u them që ka një mirëkuptim të gjerë gjatë këtyre ditëve në këtë drejtim”, u shpreh Berisha, teksa premtoi një PD që Shqipëria nuk e ka parë ndonjëherë

“Ka vetëm një Grup Parlamentar të PD, jo dy. Çdo deputet i PD është i thirrur të ketë realitetin parasysh. Nuk ka dy grupe parlamentare të PD. Nuk është se disa qëndrime absurde ë Lulzim Bashës nuk krijuan anomali në grupin parlamentar. Gjëja më imediate e deputetëve të PD ëhstë të normalizojnë jetën e Grupit Parlamentar.

Kam dijeni se po punohet me intensitet në këtë drejtim dhe kjo do realizohet. Përsa i përket fletushkës që lexoi zot Alibeaj, mund të them se në atë fletushkë Lulzim Bashën e shndërronte në plaçkë tregu. Selia është e PD dhe nuk ka asnjë mëdyshje e diskutim. Jemi në proces e sipër të të gjitha vendimeve që do merren dhe PD do bashkohet. Do shndërrohet në një forcë politike që nuk e ka pasur Shqipëria ndonjëherë”, përmbylli ish-kryeministri.