Sot në Gjykatën e Lartë do të mbahet seanca për vulën e Partisë Demokratike teksa Rithemelimi ka paralajmëruar për protestë.
Në ambientet e Gjykatës ka prezencë të shtuar të forcave të policisë teksa janë grumbulluar edhe protestuesit, të cilët kanë bllokuar edhe rrugën.
Gjykata e Lartë pritet të vendosë sot për rrugën që do t’i japë çështjes së kujt i përket vula dhe simbolet e Partisë Demokratike.
Ndërkohë në orën 11:00, në GJKKO do të mbahet seanca ndaj kërkesës së SPAK, që kërkon arrest shtëpie me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me hetimet për çështjen “Partizani”