Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Delvinës në zgjedhjet e 14 majit, i shoqëruarc nga kreu i PL-së Ilir Meta.
Nga Delvina Berisha ka deklaruar se këto zgjedhje janë për socialistët dhe demokratët, ndërsa “Rilindjen” e kreysuar nga Rama e cilësoi si “sekti më kriminal” që kanë patur ndonjëherë shqiptarët në pushtet.
“Ilir Mehmeti ka përballë rivalin e rilindjes së krimit. Nuk them socialist më. Duhet të ndajmë socialistët nga rilindasit. Rilindja është sekti më kriminal që kanë patur ndonjëherë shqiptarët në pushtet”, u shpreh Berisha.”– tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama, ndërsa theksoi se ai vepron me mafian. Berisha përsëriti disa herë situatën në Ksamil për shkak të ndërtimeve pa kriter.
Berisha nuk u kursye teksa akuzoi kandidatët e PS ku u shpreh se mbi Ardi Veliut rëndojnë dosje pafund kriminale. Ai gjithashtu përmendi kandidatin e PS, Alket Hyseni, teksa e cilësoi si të deleguarin e bandave të Durrësit, i cili përveç grabitjes dhe plaçkitjeve bëri gjithçka që t’i bëjë me pallate eksponentët e Rilindjes.