Ish-kryeministri Sali Berisha ka zyrtarizuar kandidaturën e tij si kryetar i Partisë Demokratike.
Vendimi ishte tashmë i njohur nga deklaratat e fundit të themeluesit të PD-së, por tashmë ai ka kryer procesin e tij të kandidimit duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.
Dokumentacioni përbëhej në një kërkesë me shkrim, ku shfaqet interesi për kandidim, një CV të përditësuar dhe formulari i pastërtisë se figurës.