Ish-kryeministri Sali Berisha uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Me një foto të viteve më parë krah bashkëshortes Liri Berisha, ai uron besimtarët në këtë ditë të sakrificës.

“Gëzuar Kurban Bajramin. Miq, sot besimtarëve musliman ju urojmë nga zemra, Gezuar  Kurban Bajramin. Sëbashku le t’i lutemi Zotit të madh që çdo sakrificë dhe lutje tonë dhe të mbarë shqiptarve t’a pranojë dhe të na shpërblejë  në mirësi, gëzime, shëndet dhe sukses, për ne, familjet tona dhe mbarë kombin shqiptar. Gëzuar”, shkruan Berisha.