Sali Berisha gjatë fjalës në foltore me demokratët në Kamzë:
“Beqir Balluku nuk ka vjedhur asnjë të 1/10 sesa mbesa e saj e cila në mënyrë kriminale shpall tendera për Unazën e Madhe shpall dyfishin e çmimit të tunelit të Krrabës 20 milionë euro km kurse e krrabës nuk ka kushtuar as 14 milionë euro.
Kjo qeveri ka për simbol Arben Ahmetin hajdutin më profesionit të të gjitha kohërave, Edi Rama nuk i nxjerr në televizor sepse në cdo fjalë i vjen era vjedhje.
Por ministrja e kulturës, shiti serbëve lahutën e çiftelisë ja dha serbëve. Del dhe i shkruan se i ka mbaruar koha Neritan Cekës i cili ka 100 vite bashkë me të atin në albanologji. E vërteta është se sot është e haleve dhe hajdutëve. Kjo është qeveria e cila ka bërë gjithçka për varfërimin e shqiptarëve për dy qëllim, të varfrit sundohen më kollaj dhe të përzërë rininë nga Shqipëria, shqiptarët zënë vendin e parë në Europë për largimin nga vendi mbi 520 mijë janë larguar por foltorja e ka rikthyer shpresën për të përmbysur regjimin”, tha Berisha.