“Do ti çoj mesazh Sllopadanit të ri, hiqe nga mendja që do të kalojë “Ballkani i Hapur” me firmën e Edi Ramës, mendoju shumë herë para se të mësysh Tiranën si mik i Edi Ramës pasi një popull i tërë do të jetë kundër teje. Ne do të punojmë për marrëdhënie normale por jo kurrë kundër Kosovës.
Kosova është në mbrojtje të NATO-s, cdo përpjekje e tij do të marrë një përgjigje që do t’ia kthejë ushtritë në kocka dhe armët në hekurishte, por harroje se mund të prekësh Kosovën jemi një komb dhe vetëm një komb. Kurrë nuk do të prekësh një pjesë të territorit të saj, nëse do bashkëpunim duhet të njohësh gjenocidin që ke bërë ndaj shqiptarëve. Mijëra fëmijë të djegur të pushkatuar nga barbarët në luftën e fundit në Kosovën. Shko vizito muzeumin dhe kërko falje për krimim që ke bërë ndaj Ballanit dhe Kosovës”, tha Berisha.