Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 Bashki të vendit, ku iu kërkon qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime.

Berisha përfaqësohet në këto zgjedhje me 6 kandidatë nën logon e koalicionit Shtëpia e Lirisë, së bashku me LSI dhe PDK-në.

Postimi i Berishës:

Te dashur miq!

Sot votohet per kryetaret e bashkive te Shkodres, Durresit, Lushnjes, Peshkopise, Vores, Rrogozhines.

Ju bej thirrje te gjithe banoreve te ketyre zonave te marrin pjese ne votime. Zoti ju bekofte ju dhe voten tuaj te lire! Sb

Derimë tani procesi i votimit është duke ecur normalisht, me përjashtim të disa qendrave në Shkodër, që nuk janë hapur si pasojë e motit të keq, dhe disa përplasjeve mes palëve në Vorë.