Hoqi Ridvan Boden, që është nga një fshat i këtij rrethi. Te ai nuk egziston respekti për kontributin e tij. E hoqi nga lista dhe i them si e bëre ti këtë? Unë i them ai është një nga njohësit më të shkëlqyer të financave në këtë vend. Ai ishte një gardian jashtëzakonisht i çmuar i parave publike. Nuk vinte interes tjetër më të madh se ruajtjen e tyre. Sikur dhe në opozitë të jemi, na duhej ky ne në parlament. Sikur nuk egzistonte. Me radhë kështu veproi me tjerët. Kërkoi të krijonte bashizmin, por ta quajmë më mire boshizmin. E konceptoi si një shkëputje nga PD. Po ti nga PD s’ke si shkëputesh. Ti mund të aplikosh parime të reja por jo të shkëputesh, sepse ne jemi parti tradicionale. Ne nuk mund të largojmë ata që kanë kontrinuar. 8 vite bashizëm janë 8 vite boshizëm, humbje dhe disfatë. Asnjëe minutë nuk mund të qëndrojë më në postin që ka.