“Më lejoni të përulem me ndërim të thellë para jush. Durrsake dhe durrsakë, në familjet tuaja, në Shqiëpri dhe jashtë vendit. Kjo pritje e juaja, ky angazhim është mesazhi i shpresës që rrezaton në mbarë Durrësin dhe për shqiptarët kudo që ndodhen. Të gjendur në një situatë ndër më të vështirët, me një qeverisje që në 8 vite varfëroi shqiptarët në mënyrë të pandalshme. Në 8 vite, burgosi shqiptarët më shumë se rajoni i marrë së bashku. Vetëm në një vit u burgosën për çështjë civile 38 mijë shqiptarë, si asnjë vend tjetër në planet. Sepse njeriu që mori mandatin e tretë dëshmonte një pasion të shfrenuar për hekurat dhe burgun për qytetarët shqiptarë, duke shkelur liritë dhe të drejtat e tyre. Në 8 vite shqiptarët zbritën nga vendi me rrogat mesatare me të larta në rajon, në ato më të ulëta në rajon. Në 8 vite kaloi nga një rekord i zi në një tjetër rekord të zi. Në 8 vite mbetëm vendnumëro”, tha Berisha gjate takimit me demokratet e Durresit.
Home AKTUALITET POLITIKË Sali Berisha zbulon shifrat: Si asnjë vend tjetër në planet janë burgosur...