Këngëtarja Samanta Karavella ka treguar se vite më parë, ka përjetuar një histori dashurie që i ka sjellë dhimbje. E megjithatë, siç është shprehur ajo, kjo ka qenë një përvojë e natyrshme siç u ndodh të gjithëve, të cilën e ka lënë pas me kalimin e kohës.

Edhe pse asnjëherë s’ka bërë publike asnjë lidhje, këngëtarja thuhet se së fundmi po përjeton një histori të bukur dashurie.

Qëndrimi për një kohë të gjatë në Amerikë ka arsyet e veta dhe ka të bëjë pikërisht me lidhjen e saj. Këngëtarja po shikon një romancë prej kohësh përtej oqeanit me një të ri shqiptar. Prive ka siguruar një foto, e cila është e para publike e çiftit.


Imazhi është shkrepur gjatë një eventi familjar. Ndërkohë, kujtojmë që projekti më i fundit i Samantës mban titullin “Mama”, publikuar tre muaj më parë.