Gjashtë dhjetori pritet që të shpallet ditë pushimi për shkollat dhe administratën në Tiranë. Vendimi pritet që të merret ditën e nesërme dhe shkak është mbajtja e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në kryeqytet.
Në ditën kur do të mbahet Samiti në Tiranë, rruga drejt Rinasit do to të jetë e bllokuar, pothuajse i gjithë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të jetë i pakalueshëm për automjetet dhe qytetarët. Kurse përgjatë unazës mund të kalojnë vetëm këmbësore, automjetet nuk do të lejojnë.
Ndërkohë, mësohet po ashtu se të premten kryeministri Edi Rama niset drejt Italisë ku do të takohet me homologen e sapo-zgjedhur në detyrë Giorgia Meloni. Më 6 dhjetor opozita e kryesuar nga Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, lejen për të cilën nuk ka mundur ta sigurojë në zonën ku është vendosur perimetri i sigurisë.
Në një reagim disa ditë më parë, Bashkia Tiranë i ka propozuar PD-së që protestën ta mbajë te “Sheshi Skënderbej”. /abcnews.