Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar në Tëitter këtë të hënë pas Samitit të Berlinit ku u diskutua ccështja e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen shkruan se duhet të duhet që të përshpejtohet procesi i zgjerimit dhe të sillet BP sa më shpejt në BE, në mënyrë që ky i fundit të bëhet më i qëndrueshëm, digjital dhe elastik.

Më tej, Presidentja e Komisionit Europian thotë se për ta bërë të mundur këtë bashkim, BE ka planifikuar t’i japë BP deri në 28 miliardë euro.

Von der Leyen u ndal dhe te pandemia, duke theksuar se të gjitha vendet e BP bëjnë pjesë te lista e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhetimeve.

Duke reflektuar mbi të ardhmen e përbashkët të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit Berlin. Ne kemi nevojë për të shpejtuar procesin e zgjerimit. Dhe paralelisht, sillni Ballkanin Perëndimor në rrugën tonë për t’u bërë më të qëndrueshëm, dixhital dhe elastik.

Që të arrihet kjo gjë, plani ynë Ekonomik dhe i Investimeve dhe Agjenda e Gjelbër për BP do të sjellë deri në 28 miliardë € për lidhje dhe prosperitet.

Ne gjithashtu punojmë në bërjen funksional të Tregut të Përbashkët Rajonal. Ne synojmë t’i japim rajonit akses në Tregun e Vetëm dhe zinxhirët e vlerave industriale të BE-së.

Infeksionet janë ulur. Të gjitha vendet e BB janë në listën e partnerëve për të cilët duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit. Certifikata EUCOVID do të lehtësojë udhëtimet midis vendeve tona. Financimi i BE është në dispozicion për të vendosur sistemet e nevojshme në rajon!”, shkruan ajo.

Fax