Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas Samitit të Berlinit, teksa shprehet se, Ballkani Perëndimor luan një rol kryesor në planet tona për një Evropë më të begatë.
Sipas Varhelyi, mbyllja e hendekut socio-ekonomik mes Ballkanit e Bashkimit Evropian është tejet thelbësore për zgjerimin.
Takimi virtual u organizua nga Kancelarja Merkel, ndërsa në fjalën e tij komisioneri Varhelyi vuri theksin te procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke kërkuar që të përshpejtohet procesi i zgjerimit.
Samiti mblodhi së bashku për tetë herë kryetarët e shteteve ose qeverive nga Ballkani Perëndimor dhe homologët e tyre nga nëntë shtete anëtare të BE-së, përfaqësues të nivelit të lartë të BE-së dhe Mbretërinë e Bashkuar, për të përparuar në bashkëpunimin e tyre rajonal dhe agjendën e integrimit evropian.
“Angazhim për bashkëpunim e mbështetje për rajonin. Mbështetje në rimëkëmbjen pas pandemike. Të përshpejtohet procesi i zgjerimit. Ballkani luan rol kryesor për Evropën”, ka thënë mes të tjerash në fjalën e tij në këtë samit, komisioneri Varheyli.
fax