Në Shkup po mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku të pranishëm janë dhe zyrtarë të lartë të BE dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se një treg rajonal në Ballkan do të ndihmonte shtete, por veçanërisht qytetarët.
Ai kërkoi nga BE dhe SHBA të japin kontributin e tyre, me qëllim tejkalimin e pengesave, të cilat mund të dalin gjatë këtij procesi.
“Kur flasim për tregun rajonal ne jemi të hapur për të gjitha idetë dhe besojmë thellë se mund ta bëjmë këtë. Na ndihmoni me çështje të tjera, që duhet të zgjidhim disa probleme të mëdha, me të cilat do përballemi. Ta bëjmë për Ballkanin këtë dhe do jetë një lajm i mirë për qytetarët”, tha ai