Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin sapo shkrepën foton e tyre të parë në takimin historik, i cili po zhvillohet në rezidencën Villa La Grange në Gjenevë.

Gazetari i ‘Wall Street Journal’, Andrew Restuccia ka ndarë në ‘Twitter’ një foto jashtë rezidencës. Ai shkruan se është krijuar një situatë tensionuese mes gazetarëve rus dhe amerikanë.

“Skenë kaotike jashtë vilës ku Putin dhe Biden po takohen. Gazetarët rusë po nguten për pozicionin dhe zyrtarët amerikanë po u thonë atyre të qëndrojnë prapa.”- shkruan ai.

FAX WEB