Këto janë pamjet e pritjes së kryeministrit Edi Rama nga Olaf Scholz, Kancelari Federal i Gjermanisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin “Procesi i Berlinit 2022”.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fvideos%2F693449438644570%2F&show_text=false&width=560&t=0
Olaf Scholz në fjalën e tij në nisje të samitit për procesin e Berlinit u shpreh se Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin.
“Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor dhe se procesi i Berlinit do të nxisë integrimin. është detyra jonë që ta kthejmë këtë detyrë në realitet”– u shpreh Scholz.
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike. Samiti do të nisë në orën 09:00, ndërsa përveç gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor, pritet të marrë pjesë edhe Presidentja e Komisionit.