Meqë Samsung Galaxy S22 Ultra është flagship-i më i ri në treg, iFixit vendosi që të tregonte se si Samsung ka arritur të përfshinte një S Pen në trupin e kësaj pajisje. Gjatë këtij çmontimi tregohet dhe një dhomë avulli që e mban pajisjen të ftohtë gjatë përdorimit.
Zbulimi më interesant brenda S22 Ultra ishte ai i motorit të dridhjes, i cili tashmë gjendet në speaker-in e poshtëm. Nëpërmjet këtij ndryshimi, besohet se Samsung po mundohet të arrijë performancën e Taptic Engine të iPhone-ve, por duke përdorur një komponent që zë më pak hapësirë.
Për fat të keq smartphone-t flagship të Samsung janë tepër të vështirë për t’u riparuar, dhe nevojitet pothuajse gjithmonë ndihma e një specialisti për çdo problem. Dhe pse pjesët e brendshme mbahen të lidhura përmes vidave, kasa e tyre është e ngjitur me një adeziv që është tepër i vështirë për t’u shkrirë.
Kjo gjë bëri që iFixit të vlerësojë Galaxy S22 Ultra me 3/10 për sa i përket riparimit, e njejta notë si dhe me Galaxy S21 Ultra