Samsung nuk i ka nxjerrë akoma në shitje smartphone-t e rinj të palosshëm Z Fold 3 dhe Z Flip 3, por sipas raportimeve të fundit të bazuara në porositë e bëra, këto pajisje kanë potencialin për të tejkaluar shitjet e modeleve kryesore të kompanisë.

Në vetëm 10 ditë, numri i porosive për këto dy pajisje të reja ka tejkaluar numrin e shitjeve të smartphone-ve të palosshëm gjatë këtij viti. Deri në 22 gusht janë regjistruar rreth 450,000 porosi në total për të dyja pajisjet, ku 80,000 prej trye kanë qenë për Z Fold 3, një shifër mjaft e madhe për sa kohë çmimi i saj është 219,900 Lekë.

Kjo shifër porosish është 2 herë më e madhe se se ajo e Galaxy S21 dhe 1.5 herë më e madhe se Galaxy Note 20. “Linja e smartphone-ve të palosshëm me një çmim më të përballueshëm do të marrë shumë shpejt popullaritetin e linjës Note.” tha një ekspert i industrisë për Korean Herald.

Kjo linjë mund të shërbejë si një “litar shpëtimi” për kompaninë, pasi shitjet e Samsung Galaxy S21 nuk i arritën pritshmëritë e kompanisë. Konkurenti kryesor i Samsung, Apple, korri një sukses të madh me serinë e iPhone 12.

geek