Kjo javë është e tejmbushur me evente, dhe tashmë Samsung i bashkohet kompanive të tjera si Apple, e cila do të zhvillojë eventin e saj ditën e hënë (klikoni këtu për të parë prdouktet që mund të prezantohen gjatë këtij eventi), dhe Google që do të lançojë Pixel 6 me proçesorin Tensor ditën e martë.

Ky lajm nga Samsung ishte disi surprizues, pasi është eventi i dytë Unpacked që po realizohet brenda një viti. Bashkë me imazhin e ftesës, postimi në newsroom i Samsung jepete disa indikacione në lidhje me atë që mund të pritet gjatë këtij eventi. “Përdoruesit tonë e jetojnë jetën në mënyra shumëngjyrëshe, interesante dhe unike. Prandaj, teknologjia që ato përdorin çdo ditë duhet të reflektojë individualitetin e tyre.” u shpreh Samsung.

Pra, ne mund të spekulojmë se kompania gjatë këtij eventi do të prezantojë disa ngjyra të reja për smartphone-t Galaxy ose ndoshta opsione më të gjëra për përzgjedhjen e ngjyrës.