“Prioriteti jonë është t’i ofrojmë eksperienca inovative klientëve tanë bazuar në kërkesat dhe nevojat e tyre. Ne e vlerësojmë feedback-un e përdoruesve dhe do të vazhdojmë të përkushtuar rrugën tonë drejt përmirësimit të proukteve dhe shërbimeve tona.” u shpreh Samsung.
Kjo deklaratë vjen si një përgjigje ndaj të gjithë personave që shpenzuan shuma të mëdha parash dhe u zhgënjyen në momentin kur panë se smartphone-i i tyre vazhdonte të reklamonte përmes programeve pre-installed. Sigurisht që këto reklama mund të shmangen duke instaluar versione të tjera aplikacionesh jo-Samsung nga Play Store, por kjo gjë nuk pritet të ndodhë në një smartphone me çmim €1,000. Ato kanë qenë një nga arsyet se pse software i i përmirësuar One UI ka filluar të duket pak më i rrëmujshëm gjatë vitit të fundit.