Samsung njoftoi zyrtarisht se data e organizimit të eventit Unpacked do të jetë 11 gushti. Me shumë mundësi gjatë këtij eventi do të prezantohen dhe versionet e reja të Galaxy Z Fold 3 dhe Galaxy Z Flip 3, pamjet e të cilëve janë bërë leak gjatë javëve të mëparshme. Prezantimi i këtyre pajisjeve përforcohet nga slogani në posterin zyrtar “bëhu gati të shpalosësh”.

Bashkë me këto dy smartphone pritet të prezantohen dhe Galaxy watches të reja, të cilat do të operojnë në platformën e re të krijuar nga bashkëpunimi midis Samsung dhe Google.

Ky event do të jetë vetëm virtual dhe do të transmetohet live në kanalin zyrtar.

Sipas raportimeve të Evan Blasss, Galaxy Z Fold 3 duket mjaft i ngjashëm me smartphone-in e gjeneratës aktuale. Upgrade-imi më i madh me sa duket do të jetë kompatibiliteti me S Pen Stylus.

Për sa i përket Galaxy Z Flip 3, update-i më i madh pritet të jetë në pjesën e jashtme, ku Samsung ka vendosur të zëvëndësojë ekranin e vogël aktual me një ekran më të madh.

Mirëpo vëmendjen më të madhe me shumë mundësi do ta marrë platforma e re e krijuar nga bashkimi i Tizen OS dhe Google Wear OS, i cili do të debutojë në Galaxy Watch 4 dhe Galaxy Watch Active 4.

geek