Deputetja socialiste e Elbasanit Sara Mila nuk i ka kursyer aspak tonet e ashpra kundrejt atyre që i shajnë votuesit e saj besnikë. E përballur me reagimet dhe komentet thumbuese në rrjet për sa i përket mbështetësve të saj, ajo ka zgjedhur të kërcënojë qytetarët.
Ajo u është përgjigjur flakë për flakë kritikëve, duke paralajmëruar ata që guxojnë të hedhin baltë mbi bazën e saj të mbështetësve.
“Zonja dhe zotërinj lani gojën para se të përgojoni votuesit e mi!”, është shprehur ajo prerë gjatë intervistës, duke e bërë të qartë se nuk do të tolerojë asnjë sulm apo ironi me njerëzit që i besojnë.
Me këtë reagim në ekran, Mila vendosi një vijë të kuqe për të gjithë ata që tentojnë të ulin vlerën e votuesve të saj.-JOQ






