Një fëmijë 2 vjeç është paraqitur në spital në gjendje të rëndë në Sarandë.
Fëmija dyshohet se ka pirë një sasi medikamentesh. I është dhënë ndihma e parë dhe për shkak të gjendjes është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për rastin.
