Tjetër fundosje e tokës pranë ish-minierës së kripës raportohet sot në Dhrovjan.

Gazetari, Thoma Nika raporton se një gropë e dytë e krijuar në afërsi të ish-minierës së kripës në Dhrovjan. Shkak është bërë dukuria e vazhdueshme e fundosjes tektonike.

Burimet zyrtare thonë se gropa e dytë e krijuar për këtë shkak, shtrihet në një sipërfaqje rreth 20 metër katrorë dhe me thellësi rreth 4 metra. Gropëzimi i dytë gjendet rreth 10 metra në lindje të të parës, e shfaqur më 15 marsin e këtij viti.  Procesi i fundosjes që vijon, është edhe një apel që strukturat speciale e përgjegjëse të veprojnë, përpara se të jetë vonë.

Fotot e fundosjes janë publikuar nga gazetari Thoma Nika në profilin e tij në “Facebook”.

Top channel