Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po zhvillon këtë të shtune një takim me asambletë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10.

Edi Rama – Në 11 Maj, nuk duhet një fitore numerike, por duhet një triumf. Në 11 Maj, duhet të mendoni Shqipërinë në procesin e negociatave. Janë 1000 vetë që bëjnë negociatat. 40 persona merrem me ikje ardhje Tiranë-Bruksel. Gjithë kjo makineri që është ngritur dhe ajo gatishmëri nga ana tjetër, nuk duhet të ketë asnjë ndërprerje. Futja në BE i jep sovranitetit tre vlera të sigurta dhe të garantuara njëherë e mirë, lirinë ind, barazinë para ligjit dhe standardet evropiane të bashkëjetesës demokratike. Këto të treja nuk t’i garanton askush përveç asaj familjeje.