Një seancë maratonë do të jetë ajo e sotmja në Kuvendin e Shqipërisë. 24 orë do të jenë në dispozicion për të zhvilluar mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal teksa pritet të ketë edhe debate të forta.

Secili nga deputetët do të ketë në dispozicion 10 minuta kohë për një nga cëshjtet më t nxehta teksa akuzat e opozitës kanë qenë të ashpra.

Megjithatë opozita nuk do të jetë e plotë në Kuvend, pasi mungojnë 4 deputetë, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi që u përjashtuan për 10 ditë nga Kuvendi pas përplasjeve të forta në seancën e 16 shkurtit.

Në sallën e seancës plenare sot pritet të jetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe një grup i deputetëve të opozitës, të cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit gjatë seancave të kaluara.