Zhvillohet këtë të mërkurë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ankimimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokatët e ish-kryeministrit, siç shihet edhe nga pamjet kanë mbërritur në Apel.

Ish-kryeministri i cili ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit, ka ankimuar masën e sigurisë së caktuar ndaj tij.

Seanca pritet të mbahet në orën 09:00, kërkesa e ish-kryeministrit do të shqyrtohet nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Një ditë më parë, ish-kryeministri Berisha hyri në prokurorinë e posaçme për herë të parë dhe u pyet si person nën hetim për akuzën e korrupsionit në lidhje me aferën për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

/abcnews.al/