Prokuroria e Posaçme lexon konkluzionet për ish kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, deputetin Bardh Spahia.

Prokurorja Dorina Bejko: Gjatë hetimeve, sekuestrimit të gjithë dokumentacionit dhe në bazë të dëshmive, prokuroria ka konkluduar se Bardh Spahia ka konsumuar veprën penale, pasi pavarësisht se ka patur një vendim gjyqësor ai është anashkaluar dhe 7 ditë më vonë ka shkarkuar Mark Mollën dhe ka emëruar Arvit Bushatin. Prokuroria kërkon deklarimin fajtor 700 mijë lekë gjobë.

Ardit Murataj