Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra.Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt Tiranës.

Ka prezencë të shtuar të policisë së rendit në perimetrin e gjykatës.Autoburgu që do të sjellë Erion Veliajn pritet të ndalojë përpara Kushtetueses ose të hyjë nga dera e pasme që lidh gjykatën kushtetuese me kryesinë e Kuvendit.