Kryedemokrati Sali Berisha paraqitet në GJKKO.
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, sot në orën 11:30 mbahet seanca paraprake për dosjen “Partizani”. Gjyqtarja Flojera Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo jo për gjykim dosjen për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin, Xhimi Begejan e Andia Pustinën.