Zhvillohet sot seanca e radhës për çështjen e Gërdecit. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu në një deklaratë të dhënë për mediat jashtë ambienteve të SPAK ka bërë thirrje që dëshmitarët të mos heshtin, por të flasin për të drejtën e tyre.
“Sa i përket vazhdimit të procesit i bëj thirrje që gjithsecili të vijë dhe të mbajë qëndrimin për të drejtën e tyre dhe të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes. Do të ishte më mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin dritë për të shmangur çdo manipulim që është bërë nga grupe apo interesa të ndryshme politike. Unë kam pritur mbi 16 vite të pyetëm nga Prokuroria, dhe Prokuroria e ka pasur të gjithë mundësinë të pyesë po asnjëherë nuk ka denjuar të pyesë”, tha ai.
/abcnews.al/