Gjatë kësaj të henë në gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organuzuar është duke u zhvilluar seanca për inceneratorin e Fierit. Në këtë seancë palët janë përballur dhe kanë pasur debate për ndryshimin e akuzave të SPAK.

Avokatët e Alqi Bllakos e konsideruan ndryshimin si ekstraligjor dhe në kundërshtim me të gjitha parashikimet ligjore. Vetë Bllako tha se kjo ishte vijim i një hakmarrje ndaj tij, raporton gazetari i Fax News Elvis Myrta, i cili po ndjek nga afër seancën në GJKKO.

Bllako tha se rikthimi tek akuzat fillestare nga ana e prokurorit Dritan Prençi, duke anashkaluar vendimin e gjyqtares paraprake, tregon se është orkestruar goditja e tij në kuadër të një axhende të caktuar.

Alqi Bllako pretendon se nuk ka qenë zyrtar i lartë publik, por funksionar i lartë civil, teksa paralajmëroi se shkeljet e konstatuara do ti ankimojë në KLP dhe deri në Strasburg.

“Shkelja e ligjit është aq flagrante se nuk di nëse ka të bëjë me injorancën profesionale apo një hakmarrje personale. Vetëm SPAK mund të akuzojë për një detyrë që nuk ka qenë detyra ime. Standart i hapur esktraligjor, duke çuar përpara një axhendë hakmarrjeje personale ndaj personit tim”

Nga ana tjetër, Albert Dervishaj nëpërmhet avokatëve kërkoi pushim të çështjes ndaj tij, me argumentin se akuzat të cilat solli sërish SPAK janë rrëzuar më herët nga një gjyqtar paraprak.

Gjykata u tërhoq për vendim lidhur me kërkesat e të pandehurve të  inceneratorit të Fierit./Faxweb.