Kreu i PD Sali Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
“Nuk flas në emër të avokatëve të mi. Unë do të veproj në përputhje me këshillat e avokatëve. Nëse ma thonë të shkoj në sallën e gjyqit do të shkoj. Por ka një radhë pune atje, kur të më thonë do të shkoj”, tha Berisha i pyetur nga gazetarët nëse do të jetë I pranishëm në seancën në GJKKO ku do të gjykohet dosja “Partizani”.