Seanca për vleftësimin e masës së arrestit në burg të caktuar ndaj kryetarit të bashkisë Erion Veliaj do të mbahet të mërkurën në orën 8 e 30 minuta.
Veliaj është nisur me furgonin e policisë, nga blloku i sigurisë ku mbahej, drejt Gjykatës së Posaçme, ku do të zhvillohet edhe gjyqi ndaj tij.
Ndërkaq, para godinës së GJKKO, janë mbledhur mbështetës të Veliajt.
