Zonja kryetare, më së fundmi ma dhe fjalën, më ke mohuar çdo të drejtë timen, çdo të drejtë deputeti.
Kemi 4 javë po kërkojmë ngritjen e Komisionit Hetimor, janë 13 pyetje që duhet të marrin përgjigje.
Nuk e lë kushtetuta në dorën tuaj, do të jepni përgjigje, nëse nuk përgjgjeni këtu do t’i përgjigjeni popullit.
Rama ka vjedhur paratë e shëndetit për t’i harxhuar në takimet me McGonigal në SHBA për të zhbërë opozitën, për të shkatërruar opozitën.
Nuk do të diskutohet asgjë tjetër deri sa të diskutohet skandali Rama-McGonigal. Nuk ka fyerje më të madhe që i bën Rama grave.
McGonigal është në burg dhe Rama atje e ka vendin.
Ai nuk është një kryeministër normal, është frikacak. Të kishte SPAK do kishtë filluar hetimi, por SPAK nuk heton, pranadaj nuk ka drejtësi.
Do jemi këtu sot, do jemi prapë në datën 3 mars për mocionin me debat, deri sa të përfundojnë hetimet për skandalet e Ramës.”