Duket se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion është vënë në lëvizje fuqishëm gjatë këtyre muajve duke çuar prapa hekurave disa zyrtarë në bashki të ndryshme dhe po ashtu edhe biznesmenë të ndryshëm të përfshirë në korrupsion.
I radhës në ‘lupën’ e Spak-ut mendohet të jetë ish bashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra dhe sekseri i tij Bajram Pishkashi, njëherazi dhe sekretar i përgjithshëm i kësaj bashkie. Pishkashi në kohën kur Gurra drejtonte bashkinë ka pasur dhe atributet e sekserit direkt tek Gurra në tenderat e ndryshëm që kjo bashki ka organizuar.
Nga burime konfidenciale pranë prokurorisë së posacme anti korrupsion mësohet se pikërisht sekretari i përhjithshëm i Bashkisë Librazhd Bajram Pishkashi është vënë nën hetim për një tender abuzimi flagrant të bërë publik në media para disa muajsh. Abuzimi me tenderin ishte flagrant dhe e kalonte vlerën e 40 milionë lekëve (të vjetër) .
) .
Ky skandal është zbuluar nga gazetari Ledion Qoshku. Gazetari Qoshku ka vënë në sitë prej muajsh tenderat e Bashkisë Librazhd pas indicieve nga brenda institucionit, se me tenderat bëhet kërdia.
Kështu, konkretisht ka hulumtuar në tenderin me nr reference 48944-11-07-2022, me objekt tenderi ‘Blerje mallra për ndërtimin e hapsirës rekreative për fëmijët tek parku qershive’. Fondi limit nga Bashkia ka qënë plot 40 milionë lekë (të vjetra), me t.v.sh, dhe pas mbajtjes së tenderit më datë 18-11-2022, fitues është shpallur firma SARK SH.P.K, me ofertë fituese afërsisht 35 milion lekë (të vjetra) me t.v.sh. Këtu duket qartë vjedhja e kryer nga sekseri Bajram Pishkashi dhe shefi i tij Kastriot Gurra.
Në pamje të parë tenderi duket i rregullt por nëse hulumtohet më thellë brenda dokumentave, preventivit apo çmimeve kupton që ka goxha shkelje. Në një tender grupi i përllogaritjes së fondit limit janë të detyruar të studiojnë tregun me cmimet që vendosen si kriter për mallrat që tenderi parashikon të blihen.
Ose mund të nisen nga çmimet e referencës që kanë të gatshme nga ofertat e më hershme që bashkia ka pasur nga kompani të ndryshme. Por në këtë tender nuk është vepruar kështu. Me urdhër nga kryetari i bashkisë Kastriot Gurra dhe në zbatim të verbër nga sekretari i përgjithshëm i bashkisë Bajram Pishkashi, çmimet e referencës për blerjen e këtyre mallrave janë paracakyuar nga sekretari i përgjithshëm i bashkisë Bajram Pishkashi, që i ka pasur gati këto lista cmimesh dhe ka vazhduar kështu procedurën.
Po verbërisht specialistët kanë vazhduar procedurën bazuar në çmimet e tregut të cilët tashmë ishin të disafishuar duke arritur në plot 36 milionë. Pse themi se janë disa fishuar çmimet? Pasi gazetari Qoshku kontaktoi direkt me firmën e nwnkontraktuar nga kompania Sark SH.P.K për sigurimin e mallrave, lodra plastike argëtuese për fëmijë, UKA SH.P.K, firma që ka sjellë lodrat në qytetin e Librazhdit dhe i ka montuar në parkun e qershive.
Të kontaktuar nga gazetari Qoshku, ky i fundit në rolin e blersit të supozuar, firma UKA tregohet e gatshme për sigurimin e këtyre lodrave, madje ja përmend gazetarit se egzaktësisht si këto lodra, firma ka montuar para pak ditësh në Librazhd.
Kur gazetari e pyet për cmimin e këtyre lodrave komplet me gjithë montim, firma UKA befason me çmimin në krahasim me atë në tenderit e bashkisë. Lodrat kushtojnë vetëm 4750€ me gjithë transport dhe montim. Një diferencë afërsisht 30 milionë lekë nga ajo e kurdisur në tenderin e bashkisë.
Pasi gazetari kontaktoi drejtues të bashkisë duke ju vënë në pah faktet e pamohueshme lidhur me abuzimin në këtë tender dhe ju kërkoi që ti viheshin në dispozicion lista e çmimeve të referncës ku bashkia është bazuar në përllogaritjen e fondit limit për këtë tender abuziv, nga ana e bashkisë nuk pati asnjë përgjigje dhe pse e kanë detyrim ligjor duke aluduar se janë kapur me ‘presh’ në duar.
Duke hasur në vesh të shurdhër, gazetari Qoshku pritet ti drejtohet këto ditë Strukturës së Posacme Kundër Korrupsionit, ‘SPAK’, duke kallzuar Bashkinë Librazhd, për abuzim në tendera dhe manipulim të cmimeve të mallrave nëpërmjet tenderit. Pritet që fjalën e fundit ta thotë SPAK lidhur me shkeljet dhe provat e pakontestueshme të sigurara nga gazetari Ledion Qoshku për këtë tender ku në ditët në vijim do shkoj Bajram Pishkashi me pranga në duar para këtij institucioni të rëndësishëm.
TIMONI.AL